Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

13 nëntor 2025 | 12:15

Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh është shtyrë për datën 20 nëntor.

Kjo pasi, i akuzuari Bedri Shabani ka deklaruar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Seanca pak më parë ishte ndërprerë përkohësisht, ku ishte e ndaluar edhe prezenca e medieve për shkak se është diskutuar për gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shabani, me kërkesë të avokatit të tij Besnik Berisha.

Fillimisht, pas kthimit nga ndërprerja e përkohshme e seancës, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ka thënë se gjykata menjëherë ka kontaktuar Qendrën e Paraburgmit në Gjilan, ku përmes e-mailit ka kërkuar sqarime lidhur me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shabani.

Ai ka thënë se nga doktori i kësaj qendre, Ngadhnjim Rexhepi, janë njoftuar se i pandehuri Shabani më 11 nëntor është lajmëruar për konsultë tek mjeku i burgut, ku edhe është vizituar me pretendimet për ankesën që kishte. Ka thënë se të akuzuarit i është rekomanduar terapi dhe konsulta tek specialistët përkatës.

Gjykatësi Beqiri ka thënë se duke qenë se përgjigja ishte e mangët, gjykata ka kontaktuar përmes telefonit me njësinë përkatëse të burgut për të kuptuar nëse Shabani është vizituar sot tek mjeku, andaj nga përgjigja rezulton se i akuzuari ka vizituar mjekun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, synon një garë “dhëmbë për…