Shtyhet seanca në rastin “Banjska”, mungon dëshmitarja

21 tetor 2025 | 11:48

Është shtyrë seanca në rastin “Banjska” e paraparë të mbahet të martën ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Arsyeja e shtyrjes është mungesa e dëshmitares.

Në seancën e radhës me 27 tetor do te dëgjohet një dëshmitar nga Maqedonia e Veriut.

Seanca e së hënës ishte e mbyllur për publikun.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë me…