Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, e radhës pritet të mbahet më 19 janar

05 janar 2026 | 11:47

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është shtyrë sërish në GjKKO.

Mësohet se seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë është shtyrë për në datën 19 janar.

Është bërë me dije se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.

Përmes një emaili, avokatja e Veliajt ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi mund ta ketë zëvendësuar në mënyrë të denjë…