Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

17 nëntor 2025 | 13:42

Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë u shty për më 2 dhjetor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata ende nuk është shprehur për kërkesën që në qelinë e Veliajt të lejohet përdorimi i një laptopi me qëllim leximin e materialeve hetimore.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ëngjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike.

Të pestë akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pretenca e prokurorisë pritet të jepet më 2 dhjetor, shkruan “Euronewsal”.

Ndërkohë, biznesmenët Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar. Më herët, edhe biznesmeni Elman Abule ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, ose në alternativë, gjykim të shkurtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur të dëshmojë…