Shtyhet seanca për krime lufte ndaj dy të akuzuarve, kjo është arsyeja

24 prill 2026 | 12:01

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, u shty seanca e paraparë për ditën e sotme në rastin ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të cilët po akuzohen për krime lufte.

“Për shkak të një lëshimi tek ne, pasi urdhëresa për njësinë e transportit nuk ka shkuar… nuk është çështje procedure, por ka ndodhur një lëshim teknik; urdhëresa është dashur të dërgohej me email, por nuk ka shkuar”, deklaroi gjyqtarja Donikë Shala Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në sallë ishin trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Donikë Shala Abdyli, prokurori i shtetit Armend Zenelaj, përfaqësuesi i viktimave Veton Rudaku, dëshmitarët Enver Lipa dhe Rahime Lipa, si dhe mbrojtësit e të akuzuarve, avokatja Jovana Filipoviq me zëvendësim dhe avokati Millosh Deleviq.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ish-kryeshefi i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq, dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, më 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, pas bombardimeve të NATO-s në Burgun e Dubravës, të pandehurit, së bashku me forcat policore serbe, dyshohet se kanë ushtruar dhunë sistematike ndaj të burgosurve shqiptarë. Në aktakuzë përshkruhen edhe raste të vrasjeve, plagosjeve dhe dhunimeve gjatë kësaj periudhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka vendosur me 94 vota për dhe…