Shtyhet takimi Trump-Zelensky
28 dhjetor 2025
| 15:05
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij kanë mbërritur në Florida mbrëmë për negociata me Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi midis presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Florida është shtyrë për dy orë më parë.
Sipas orarit të përditësuar, Trumpi do të marrë pjesë në një takim dypalësh me presidentin e Ukrainës sot në orën 13:00 sipas kohës lokale të Floridës, ose në orën 19:00 sipas kohës tonë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Më parë ishte njoftuar se takimi do të zhvillohej në orën 15:00 sipas orës lokale. Takimi do të zhvillohet në Palm Beach, ku ndodhen klubi i golfit dhe prona e Trumpit.



