Shtyhet vendimi për ndeshjen Drita – Linfild  

12 gusht 2020 | 18:07

Ndeshja e anuluar finale e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve në mes të Dritës dhe Linfieldit nuk dihet se kur do të zhvillohet, pasi vendimi është dërguar në instancën e Apelit të UEFA-s. Data e vendimit nuk është bërë me dije, kurse klubi kampion është rikthyer të mërkurën në Kosovë.

Skuadra e Dritës nga Gjilani të mërkurën është rikthyer në Kosovë. Skuadra gjilanase që e fitoi gjysmëfinalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve është dashur të martën të përballet në finalen me klubin irlandez Linfield, por kjo ndeshje u anulua nga autoritetet zvicerane për shkak të virusit Korona.

Skuadra e Dritës ka njoftuar se vendimi për këtë ndeshje është shtyrë dhe kalon në një instancë tjetër, derisa nuk është bërë me dije se kur do të merret vendimi final.

“Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor për rastin e ndeshjes së anuluar të klubit tonë me ekipin e Linfield FC. Komisioni i disiplinës, në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendosë dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-s. Në vendim thuhet: ‘Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim’. Data e vendimit nga organet e Apelit të UEFA-s nuk është bërë me dije”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

 

(Veton ZYMBERI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani “Robert Koch” ka…