Shuhet John Prine, kantautori që la gjurmë në ShBA

08 prill 2020 | 12:37

Familja e kantautorit amerikan John Prine ka konfirmuar vdekjen e tij nga komplikimet që lidhen me koronavirusin.

I njohur për këngë të tilla si “Angel from Montgomery” dhe “Sam Stone”, Prine vdiq në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville të martën në moshën 73 vjeçare.

Gruaja e tij, e cila gjithashtu u testua pozitive për koronavirusin, u shërua.

Prine u shtrua në spital dhe u intubua  muajin e kaluar  pas një “fillimi të papritur” të simptomave të koronavirusit.

Një numër muzikantësh përfshirë Bruce Springsteen dhe Margo Price kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur sot takimi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit,…