Shuhet një nga ikonat e muzikës folklorike shqiptare, Ibrahim Sefë Mleqani

18 janar 2018 | 19:35

Kosova sot ka humbur njërin nga zërat më melodik të muzikës folklorike, Ibrahim Gashin.

I ndjeri është njëri prej të bijve të rapsodit të njohur, Sefë Mleqani.

Ibrahimi bashkë me vëllezërit e tjerë kanë kënduar në kohë të vështira duke e mbajtur tw gjallë frymën e atdhedashurisë ndër breza, shkruan AktivPress.

Ata kënduan këngë patriotike si në kohën e regjimit serb në Kosovë ashtu edhe gjatë luftës.

Pas luftës, për shkak të moshës dhe humbjes së njërit vëlla në luftë, heroit Beqir Gashi, aktiviteti i tyre u zvogëlua.

Kënga e tyre, “U plaka unë, u plakë sharkia” ishte një lloj paralajmërimi se “Bijtë e Sefës” nuk kishin më energji për të vazhduar si në kohë të mëhershme.

Me vargjet e tyre, ata kujtonin me nostalgji se si njerëzit kishin kaluar shtatë katunde në këmbë vetëm për t’ua dëgjuar zërin.

Në një varg, Ibrahimi këndonte: “Por s’po mundem me ju me u nda, edhe një borxh për pa ua la”.

Në fakt, Kosova u ka borxh atyre për gjithë atë që kanë bërë për ketë vend.

Ende nuk janë mbushur dy vjet, qëkur ka vdekur edhe vëllai tjetër i Ibrahimit, Osmani.

Ndër këngët më të pëlqyera të tyre që kanë lënë gjurmë historike janë: Kral Nikolla, Ali Pasha, U plaka unë u plak sharkia, Ç’janë këta djem që kanë marrë detin, Ahmet Delia, Kalldremi po më shkon si shah e shumë e shumë këngë të tjera.

Varrimi i Ibrahim Sefë Mleqanit bëhet të premten në fshatin Mleqan./AktivPress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver…