
Shuhet ylli argjentinas Diego Maradona, stadiumi i Napolit merr emrin e tij
Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin, Diego Armando Maradona, më 25 nëntor është ndarë nga jeta.
Ish-ylli i Napolit dhe Barcelonës pak kohë para se të vdiste e kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për ta vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.
Por jo gjithçka shkoi mirë sepse, sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre. Sipas raportimeve, ambulanca dhe ekipi i specializuar i mjekëve bënë maksimumin për ta mbajtur në jetë, por në fund nuk ia arritën qëllimit të tyre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes. Stadiumi i Napolit e mori emrin e tij.
(Epoka e re)