Shuhet zjarri në objektin e komunës së Prishtinës

15 korrik 2021 | 16:31

Komuna e Prishtinës ka njoftim se është shuar zjarri, i cili kishte shpërthyer më herët në objektin e komunës.

Përmes njoftimit për medie, komuna e Prishtinë ka bërë me dije se rreth orës 15:00 kishte marrë informatën  për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të komunës në lagjen Dragodan.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën”, është thënë në njoftimin e komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…