Shukri Buja bën homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj

28 shtator 2025 | 16:58

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj, për të nderuar të rënët.

Buja, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Nerodimës, shkroi se nderoi “një nga betejat më të rëndësishme” në atë zonë.

“Nderova një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Lavdi!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo të gjithë e kuptuan lëvizjen e Granit Xhakës nga…