Shukri Buja: Do të qëndrojmë gjithmonë pranë bizneseve familjare
21 gusht 2025
| 15:06
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka vizituar dy bizneset familjare në këtë komunë.
Me këtë rast, ai është zotuar se do të qëndrojnë gjithmonë pranë bizneseve familjare, në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Sot, gjatë ditës, vizituam Ëmbëltoren ‘Shejlla’ dhe Ëmbëltoren ‘Qingji’, dy ikona të Lipjanit, dy shembuj të shkëlqyer të bizneseve familjare që me punë e përkushtim i shërbejnë qytetarëve tanë çdo ditë. Me krenari i inkurajuam për punën që po bëjnë, si dhe kërkuam mbështetjen e tyre. Ne, nga ana jonë, u zotuam se do të qëndrojmë gjithmonë pranë bizneseve familjare, duke i përkrahur në rrugën e zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik të Lipjanit”, ka shkruar Buja në “Facebook”.









