
Shukri Buja falënderon banorët e Banullës, Gllogocit dhe Qellopekut: Fitorja është e jona!
26 shtator 2025
| 21:22
Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Lipjanit, ka falënderuar banorët e Banullës, Gllogocit dhe Qellopekut, për përkrahjen që i kanë dhënë atij.
Ai ka thënë që fitorja është e tyre.
Postimi:
Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte!
Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh.
Banullë, Gllogoc e Qellopek, tre fshatra, një vizion i përbashkët!
Shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe gra e rini që ecin përpara.
E ardhmja është këtu prandaj fitorja është e jona!