
Shukri Buja fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës më 10 tetor: Bashkë të jemi me energji e me zemërplot
07 tetor 2025
| 20:15
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.
Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se tubimi do të mbahet më 10 tetor, në ora 19:00, në Sallën e Sporteve në Lipjan.
“Të nderuar qytetarë të Lipjanit, më 10 tetor në ora 19:00, në Sallën e Sporteve, ju ftoj në Tubimin Përmbyllës të fushatës elektorale, bashkë të jemi me energji e me zemërplot, që ta bëjmë këtë ndryshim.Ju ftoj për fitoren e madhe, fitoren e Partisë Demokratike, numrin 191”, tha ai.
Postimi i plotë: