Shukri Buja: Fuqizimi i grave në Lipjan, shtylla kryesore e programit tim

02 shtator 2025 | 21:43

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Aferditen, kandidate për Kuvendin Komunal, ka takuar gra nga qyteti i Lipjanit për të diskutuar sfidat e tyre dhe rolin e komunës në adresimin e këtyre sfidave, raporton GazetaBlic

Buja ka theksuar angazhimin e tij për të hartuar politika dhe projekte që do të fuqizojnë socio-ekonomikisht gratë dhe do të rrisin ndikimin e tyre në qeverisje dhe vendimmarrje.

Postimi i plotë:

Së bashku me Aferditen, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, takuam disa gra nga qyteti i Lipjanit, me të cilat identifikuam bashkërisht sfidat e grave në Lipjan, si dhe diskutuam për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e këtyre sfidave.

Jam thellësisht i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartojmë politika, masa, programe dhe projekte specifike, që objektiv kryesor kanë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e…