
Shukri Buja i PDK-së: Energjia e Gadimes sonte është dëshmi se fitorja është shumë afër
Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka falënderuar fshatrat e Lipjanit për siç shprehet “mbështetjen e fuqishme” që po i japin.
Buja thotë se fitorja është shumë afër, teksa shton se është “koha e PDK-së për Lipjanin”.
“Faleminderit qytetarëve të Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin tim për Lipjanin! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja, krahas fotografive të publikuara.
Postimi i plotë:
Energjia e Gadimes sonte është dëshmi se fitorja është shumë afër!
Faleminderit qytetarëve të Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin tim për Lipjanin!
Fitorja është e jona!
Është koha jonë!
Është koha e PDK-së për Lipjan!
Është koha ime për të qeverisur me Lipjanin!