Shukri Buja i PDK-së: Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur

24 shtator 2025 | 21:47

Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, deklaron se në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojnë një të ardhme të ndritur.

Ai u zotua për “rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë nxënësit, si dhe transport falas për çdo nxënës të shkollave të mesme”.

“Shkollat moderne do të jenë qendra komunitare me kurse, aktivitete sportive e kulturore, bibliotekë digjitale dhe teknologji smart për çdo nxënës”, deklaron Buja.

“Të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqejnë përmes bursave dhe praktikave profesionale me pagesë. Fitorja është e jona”, është shprehur Buja.

Postimi i plotë i Bujës:

Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur!                                                                                                                                                       

Rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë nxënësit, si dhe transport falas për çdo nxënës të shkollave të mesme.                                                                                                                                    

Shkollat moderne do të jenë qendra komunitare me kurse, aktivitete sportive e kulturore, bibliotekë digjitale dhe teknologji smart për çdo nxënës.                                                                                                                                                                                    

Të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqejnë përmes bursave dhe praktikave profesionale me pagesë.

Fitorja është e jona!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është…