Shukri Buja i PDK-së takohet me qytetarët e Dobrajes: Fitorja është e jona

04 shtator 2025 | 21:42

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobraja.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Agoni, kandidat për Kuvendin Komunal, ku ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë dhe diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet ky fshat.

Buja tha se mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morën nga Dobraja u shërben si motivim shtesë për të vazhduar rrugën e tyre politike drejt ndryshimit.

“Fitorja është e jona”, u shpreh ai.

Njoftimi i Bujës:

Mirëmbrëma nga Dobraja!

Së bashku me Agonin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, kafen e mbrëmjes e ndamë me qytetarët e Dobrajes. Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballet sot ky fshat dhe paraqitëm ofertën tonë politike për zgjidhjen e tyre.

Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morëm nga Dobraja na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë për ndryshim!

Fitorja është e jona!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar kryetarin…