
Shukri Buja: Kur fuqizohet gruaja, fuqizohet familja dhe shoqëria!
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka vazhduar fushatën dhe bashkëbisedimin me gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës.
Buja ka tregur se së bashku me Xheneten, kandidaten e tyre për Kuvendin Komunal, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës. Përkrahja e tyre në këtë garë zgjedhore është vërtet mbresëlënëse.
Kjo besueshmëri vjen sepse në listën tonë kandiduese kemi dhënë hapësirë të barabartë jo vetëm për gratë aktiviste të partisë, por edhe për prurje të reja nga parti të tjera, si dhe për kuadro profesionale e premtuese, të gatshme për qeverisje të drejtë dhe të ndershme.
Në programin tonë kemi masa konkrete për familjen, ku gratë do të fuqizohen fuqishëm në aspektin social dhe ekonomik.
Dhe mbi të gjitha: në ekipin tim qeverisës, gratë do të kenë përfshirje dhe rol të padiskutueshëm.