
Shukri Buja: Lipjani do të rilindë me PDK-në – Fitorja është e jona!
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar vizionin e tij për një Lipjan modern dhe të zhvilluar, raporton GazetaBlic.
Ai premton investime në infrastrukturë, shkolla, çerdhe, hapësira sportive dhe një treg të gjelbër bashkëkohor.
Sipas tij, Lipjani do të marrë një drejtim të ri me qeverisjen e PDK-së, duke theksuar se “fitorja është e jona”.
Postimi i plotë:
Lipjani do të ndryshojë!
Një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, që merr frymë me treg të gjelbër bashkëkohor, që udhëton nga stacioni i ri i autobusëve.
Një Lipjan me shkolla dhe çerdhe të reja, me rrugë të gjera, me hapësira sportive ku rinia jonë ndërton të ardhmen.
Ky është vizioni ynë.
Ky është premtimi ynë.
Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në.
Lipjani do të bëhet më mirë me qeverisjen time.
Fitorja është e jona!