Shukri Buja: Mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së është nder, detyrë dhe obligim i çdo shqiptari

07 gusht 2025 | 22:18

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Me këtë rast, Buja ka theksuar se “kur sulmohet e vërteta jonë historike dhe sakrifica e brezit të lirisë, heshtja nuk është zgjedhje”.

Në postimin e tij, ai ka shkruar:

“Faleminderit Kosovë! Në protestë kundër padrejtësisë dhe në përkrahje të bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të mi – etërve themelues të UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.

Mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së është nder, detyrë dhe obligim i çdo shqiptari.

Kur sulmohet e vërteta jonë historike dhe sakrifica e brezit të lirisë, heshtja nuk është zgjedhje!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish zërin kundër…