
Shukri Buja: Me Dr. Burhan Abdullahun në ekip, fitorja është e sigurt
Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se doktori i njohur Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, ka marr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin e PDK-së edhe më të fortë.
“Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!”, ka shkruar Buja në “Facebook”, pas takimin me dr.Burhan Abdullahun.
Njoftimi i plotë i Bujës:
Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit.
I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin.
Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin tonë edhe më të fortë.
Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!