Shukri Buja merr përkrahje të fuqishme nga banorët e katër fshatrave të Lipjanit

10 gusht 2025 | 18:39

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur takime me qytetarëve.

Ai është takuar me banorë të fshatrave Bujan, Dobrajë, Rufc i Ri dhe Bregu i Zi.

Në këto takime shihen të pranishëm numër mjaft i madh i qytetarëve, teksa këto janë takime të shtabeve të degëve.

Buja po vazhdon të marrë përkrahje në garën për të parin e Lipjanit, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Njoftimi i plotë i Bujës:

Dobraja dhe Rufci i Ri gati për ndryshim

Sot mbajtëm takimin me Shtabin e PDK-së në Dobrajë dhe Rufc të Ri, ku diskutuam për organizimin dhe mobilizimin për fitoren me 12 tetor.

Dobraja dhe Rufci kanë qenë qendra të investimeve me miliona euro në kohën kur kam qenë kryetar i komunës, dhe këto investime do t’i rrisim ndjeshëm në mandatin e ardhshëm.

Së bashku me Albulenen, Agonin dhe Liridonin, kandidatet për Asamblen Komunale nga këto fshatra, do ti kthejmë këto vende në bastione të PDK-së.

lg.php.gif

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase çliruan fshatin Bezsalivka në kufirin shtetëror me Rusinë…