
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan bashkë me Memli Krasniqin mbajnë takim me rininë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj komune.
Në këtë takim, i cili u zhvillua pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Buja tha se me të rinjtë lipjanas diskutuan për sfidat dhe pritshmëritë që ata kanë për të ardhmen e komunës, si dhe për idetë e tyre për zhvillim.
Njoftimi i plotë i degës së PDK-së në Lipjan:
Takim me rininë e Lipjanit, zëri i ndryshimit po rritet!
Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi, zhvilluam një takim të frytshëm me të rinjtë lipjanas të cilët janë forca lëvizëse e ndryshimit.
Diskutuam për sfidat dhe pritshmëritë e tyre si dhe për idetë që kanë për një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar. Rinia nuk është spektatore por pjesë aktive e vizionit tonë për Lipjanin.
Me Partinë Demokratike të Kosovës, angazhimi i të rinjve nuk është simbolik por thelbësor për ndryshimin që po vjen.