
Shukri Buja përcjell stërvitjet e KF Gadimja: Përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë
05 shtator 2025
| 21:53
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka vizituar nga afër stërvitjet e klubit të futbollit KF Gadimja, që garon në Ligën e Tretë të Kosovës.
Buja u shpreh se ky klub i ri po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin, duke e cilësuar atë një shembull për rininë e vendit.
“Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin. Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë, sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes,” tha ai.