Shukri Buja poston fotografi me Hashim Thaçin e Fatmir Limajn: “Bashkimi bën fuqinë”
06 dhjetor 2025
| 17:42
Kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja, ka publikuar një fotografi të shkrepur gjatë luftës në malet e Berishës, ku shihet bashkë me Hashim Thaçin dhe Fatmir Limajn. Përmes kësaj fotografie, Buja jep një mesazh të qartë mbështetjeje për bashkimin e Fatmir Limajt me PDK-në.
“Në malet heroike të Berishës, ku dikur qëndruam krah për krah me Hashim Thaçin dhe Fatmir Limajn, na bashkoi lufta për liri dhe besimi i palëkundur në të ardhmen e Kosovës. Aty u fituan beteja të mëdha dhe u vulosën vlera që sot na kujtojnë se forca e vërtetë e këtij vendi ka ardhur gjithmonë nga uniteti. Bashkimi bën fuqinë,” shkruan Buja.



