Shukri Buja premton rikthimin e projektit për 4 korsi dhe zgjidhje afatgjata për trafikun

11 shtator 2025 | 19:44

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar qeverisjen aktuale për ndryshimin e projektit të zgjerimit të rrugëve në qytet, duke thënë se kjo ka sjellë kaos në trafik dhe bllokim të kryqëzimeve.

Ai tha se projekti i nisur më herët ka pasur për qëllim zgjerimin e rrugëve kryesore në katër korsi, me shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorët, por është reduktuar në vetëm tri korsi.

“Ne do ta përfundojmë projektin ashtu siç ishte planifikuar: katër korsi të plota për qarkullim, dy rrethrrotullime funksionale dhe vazhdimin e rrugës ‘Qamil Olluri’ deri te rruga ‘Sadik Shala’, që do të shkarkojë qendrën nga trafiku i rënduar”, deklaroi Buja.

Sipas tij, ky projekt nuk është vetëm ndërtim rruge, por “ndërtim i një të ardhme më të mirë për Lipjanin, me lëvizje më të lirë, ajër më të pastër dhe më pak stres për qytetarët”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kënaqen me “zgjidhje të pjesshme” dhe të mbështesin vizionin e tij për një qytet funksional për të gjithë.

https://www.facebook.com/share/v/1BC99V2aR9/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me…