
Shukri Buja takon Dibrane Aliun: Shembull i suksesit të mërgatës nga Gadimja në Bruksel
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka takuar në Bruksel Dibrane Aliun, e lindur në Gadime të Lipjanit dhe sot e suksesshme në kryeqytetin evropian.
‘Nga Gadimja në Bruksel, Dibrane Aliu është shembulli se si mërgata jonë mund të shkëlqejë kudo,’ ka shkruar Buja.
Më poshtë njoftimi i plotë i tij:
Nga Gadimja në Bruksel, Dibrane Aliu është shembulli se si mërgata jonë mund të shkëlqejë kudo. Me një master në Shkenca Politike në Kosovë dhe me njohuri të rrjedhshme në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, ajo sot punon në një nga institucionet më prestigjioze të botës: Zyrën e Komisionit Evropian në Bruksel si Asistente e takimeve, duke qenë e vetmja nga Kosova në një pozitë të tillë.
Por Dibranja nuk është vetëm një profesioniste e suksesshme në arenën ndërkombëtare. Ajo ka qenë një aktiviste e palodhur, që ka përfaqësuar Gadimen me dinjitet në Kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së, duke dëshmuar se mërgata nuk harron rrënjët dhe asnjëherë nuk shkëputet nga vendlindja.
Me figurën e saj, Lipjani dhe Kosova flasin gjuhën e suksesit në Bruksel. Me Dibranen krenohemi të gjithë, sepse ajo është ambasadore e vlerave, dijes dhe shpirtit kosovar në qendër të Evropës.