
Shukri Buja takon gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës: Kur fuqizohet gruaja, fuqizohet familja dhe shoqëria
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Xheneten, kandidaten për Kuvendin Komunal, kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës.
Buja tha se përkrahja e tyre në këtë garë zgjedhore është vërtet mbresëlënëse.
“Kjo besueshmëri vjen sepse në listën tonë kandiduese kemi dhënë hapësirë të barabartë jo vetëm për gratë aktiviste të partisë, por edhe për prurje të reja nga parti të tjera, si dhe për kuadro profesionale e premtuese, të gatshme për qeverisje të drejtë dhe të ndershme.Në programin tonë kemi masa konkrete për familjen, ku gratë do të fuqizohen fuqishëm në aspektin social dhe ekonomik” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Ai premton se në ekipin e tij qeverisës, gratë do të kenë përfshirje dhe rol të padiskutueshëm.
Postimi i plotë:
Kur fuqizohet gruaja, fuqizohet familja dhe shoqëria!
Së bashku me Xheneten, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës. Përkrahja e tyre në këtë garë zgjedhore është vërtet mbresëlënëse.
Kjo besueshmëri vjen sepse në listën tonë kandiduese kemi dhënë hapësirë të barabartë jo vetëm për gratë aktiviste të partisë, por edhe për prurje të reja nga parti të tjera, si dhe për kuadro profesionale e premtuese, të gatshme për qeverisje të drejtë dhe të ndershme.
Në programin tonë kemi masa konkrete për familjen, ku gratë do të fuqizohen fuqishëm në aspektin social dhe ekonomik.
Dhe mbi të gjitha: në ekipin tim qeverisës, gratë do të kenë përfshirje dhe rol të padiskutueshëm.