Shukri Buja takon vajzat dhe gratë e Janjevës: Konfirmohet mbështetja për ekipin e PDK-së në Lipjan

03 shtator 2025 | 20:58

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Buja së bashku me Majlinden dhe Vilsonin, kandidatë për Kuvendin Komunal nga Janjeva, u takuan me vajzat dhe gratë e këtij lokaliteti.

“Bashkë diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre”.

Ai theskoi se nga ky takim u konfirmua mbështetja e fuqishme për ekipin e tij dhe për vizionin e tij politik.

Postimi i plotë:

Së bashku me Majlinden dhe Vilsonin, kandidatët tanë për Kuvendin Komunal nga Janjeva, u takuam me vajzat dhe gratë e këtij lokaliteti.

Bashkë diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre.

Nga ky takim u konfirmua mbështetja e fuqishme për ekipin tonë dhe për vizionin tim politik, një mbështetje që na motivon edhe më shumë për ta sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekjet e rreme të figurave publike janë shndërruar në argëtim…