Shukri Buja vazhdon fushatën në Lipjan: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, fitorja e pashmangshme

28 shtator 2025 | 22:20

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar fushatën zgjedhore.

Ai ka qenë në Kraishtë, Ribar të Madh, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc dhe Zllakuqan.

Buja thotë se qytetarët me pjesëmarrje treguan besimin e plotë në vizionin për të ardhmen e Lipjanit.

“Çfarë tubimi madhështor sot në Kraishtë, Ribar të Madh, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc dhe Zllakuqan! Qytetarët me pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme treguan besimin e plotë në vizionin tonë për të ardhmen. Ky besim na obligon dhe na siguron se fitorja është e pashmangshme”, ka thënë Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte kundër…