Shukri Buja viziton bizneset e vogla: Motori i ekonomisë sonë, punëdhënësit më të mëdhenj

05 shtator 2025 | 16:22

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, sot ka vizituar bizneset e vogla në qytetin e Lipjanit, të cilat i përshkroi si “motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë”.

“Për ne, bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit. Ato do të jenë gjithmonë në fokusin tonë të përkrahjes, sepse përmes tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”.

Vizitën ai e përmbylli me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do ta nis sonte aventurën kualifikuese për Kampionatin Botëror…