
Shukri Buja viziton familjen e mërgimtarit Feim Syla në Banullë
18 gusht 2025
| 22:13
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Banullë, ku është pritur nga familja e Feim Sylës.
Në këtë takim, i cili u mbajt në ambient të hapur, Buja shoqërohej edhe nga Arsimi, kandidati për Kuvend Komunal nga radhët e PDK-së. Vizita u cilësua si një mundësi e veçantë për të bashkëbiseduar me mërgimtarin Feim Syla, i njohur për angazhimin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj PDK-së.
“Mbështetja e tij dhe e mërgatës sonë është garanci e fuqishme për fitoren që na pret,” është shprehur Buja pas takimit.
Ky aktivitet vjen si pjesë e fushatës zgjedhore të PDK-së në Lipjan, ku vizitat në terren po shihen si mundësi për të forcuar edhe më shumë lidhjen me qytetarët dhe me mërgatën.