Shukri Buja zotohet se s’do të ketë asnjë deponi ilegale në Lipjan: Nga deponi turpi, në park kujtese dhe krenarie!

10 shtator 2025 | 16:26

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja,  ka njoftuar për një deponi mbeturinash e hekuri që është krijuar në Grackën e Vjetër.

Ai ka premtuar se veprimi i tij i parë si kryetar i kësaj komune do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

‘‘Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie!

Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri.

Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive.

Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

Njëkohësisht, unë zotohem publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri legjendar i Bayern Munich, Manuel Neuer, mund të rikthehet…