Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës mbi 500 milionë euro

06 dhjetor 2019 | 14:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2019).

Sipas ASK-së, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë Euro.  “Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnëkompensimi i punëtorëve (30%),kontributet sociale dhe përfitimet (26%),formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%).Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së.

 

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), ka mbajtur të premten…