“Shumë domethënës” | Zbulohet kuptimi pas emrit papal të Papës së ri, Leonit XIV

08 maj 2025 | 21:06

Sheshi i Shën Pjetrit po kumbon nga këmbanat që pasojnë fjalimin e Papës së ri të Vatikanit, Leonit XIV.

Misionari amerikan Robert Francis Prevost e ka kaluar jetën e tij në Peru. Ai është Papa i parë amerikan në historinë 2000-vjeçare të Kishës Katolike.

Ati Robert Sirico është shprehur për Sky News: “Është mrekulli të kemi një amerikan”.

Prifti, i cili gjithashtu është amerikan dhe drejtues i Acton Institute, shton se kardinali Robert Francis Prevost ishte “shumë ndërkombëtar” dhe anëtar i urdhrit augustinian.

“Ai ishte një misionar dhe anëtar i një urdhri religjioz, ndaj kjo është domethënëse, tani kemi pasur dy papë radhazi që janë anëtarë të urdhrave religjiozë, ndryshe nga priftërinjtë e dioqezave. Di se ai flet rrjedhshëm pesë ose gjashtë gjuhë të huaja dhe së fundmi ka shërbyer në Kongregacionin e Peshkopëve.”

I pyetur rreth emrit Leon, i cili është përdorur më së fundmi nga Papa Leoni XIII në vitin 1878, prifti thotë se është “domethënës”.

“Ai ishte vërtet një teolog, një mendimtar që predikonte për rëndësinë e familjes dhe dinjitetin e punës, një figurë shumë domethënëse historike. Qëllimi i Papa Leonit tani është që ta vazhdojë atë punë dhe më pas na jep neve një tregues të drejtimit të tij.”

Papa i ri është i 267-ti në histori dhe u zgjodh në raundin e katërt të ditës së dytë të konklavës së Vatikanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike në Kosovë dhe ish-pjesëtari i UÇK-së,…