
Shumë karrige të zbrazëta në tubimin e VV-së në Prishtinë (video)
07 shkurt 2025
| 21:30
Në tubimin përmbyllës të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, karrige të shumë mbetën të zbrazëta.
Derisa Albin Kurti, kandidati për kryeministër, mbante fjalim, një pjesë e karrigeve që u menduan për qytetarë, mbetën boshe, pasi pritshmëritë e LVV-së nuk u arritën.
Pos karrigeve të zbrazëta, as numri i qytetarëve që kishin ardhur për të dëgjuar edhe një herë zotimet e partisë në pushtet, një pjesë të madhe të të cilave LVV-ja i bëri edhe më 2021, nuk ishte i madh.