‘Shumica e njerëzve i kanë mbijetuar sulmit në teatrin në Mariupol’

17 mars 2022 | 11:54

Më shumë se 1 000 gra dhe fëmijë kanë qenë duke u strehuar në teatrin e bombarduar në Mariupol, ka thënë deputeti ukrainas, Dmytro Gurin.

Teatri është sulmuar nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet ende.

Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, ka thënë për transmetuesin britanik, “BBC” se “ndërtesa e teatrit është e shkatërruar, ne kemi më shumë se 1 000 gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e teatrit”

“Para disa minutave ne kemi marrë informacion se njerëzit kanë mbijetuar. Ne nuk e dimë ende nëse kemi njerëz të plagosur apo të vrarë. Mirëpo duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meta vendosi ta largoj nga Instagrami për një kohë ish-bashkëshortin…