Shumica e rajonit në zgjedhje, s’ka asgjë të keqe që edhe Kosova t’i bashkëngjitet karvanit

28 maj 2020 | 18:36

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe Kosova, njëjtë si vendet e rajonit, mund t’i mbajë zgjedhjet. “Në Kosovë rrethanat dhe vullneti i popullit është shumë i përcaktuar për një qeveri stabile. Kalkulimet partiake janë ato që po e prishin një mundësi të tillë për një qeveri të tillë. Sa i përket shprehjes së vullnetit demokratik të qytetarëve, janë të gjitha premisat dhe kushtet e nevojshme për një qeveri fort stabile. Duke pasur parasysh që shumica e rajonit do të jenë në zgjedhje, duke filluar nga Maqedonia e Veriut deri te Mali i Zi, s’ka asgjë të keqe që edhe Kosova t’i bashkëngjitet këtij ‘karvani’ të proceseve zgjedhore”.

Sipas Konjufcës, stabiliteti më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët. “Kur populli shprehet mund ta kemi një qeveri stabile. Stabiliteti më i mirë dhe më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët dhe me votën e tyre e shprehin përcaktimin e tyre politik”, ka shprehur mendimin Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…