Si duhet të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re

24 dhjetor 2019 | 10:09

Naim Rashiti

1. Qeveria të përbëhet nga 15-16 ministri

2. LVV të marrë Kryeministrin dhe 6 ministri

3. LDK të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri

4. Minoritetet marrin 3 ministri

5. Kur të vie koha, shefat e grupeve parlamentare te LDK dhe LVV propozojnë me koncensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë i pranueshem së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës. Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njejtës procedurë, shefat e grupeve parlamnetare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President

Natyrisht, posti i Presidentit nuk duhet te mbetet i rezervuar për liderët politik. Partië parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) i cili merr mbështetje më të madhe poltike në kuvend.

Nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve pëshkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë. Pra asgjë ndryshe….

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë…