Si e unifikoi Thaçi spektrin politik përmes vetsakrificës – shpëtimi i territorit!

16 gusht 2022 | 22:26

Opinion nga Naim Maloku

Nga njerëzit e mençur kam mësuar se shumica e ideve – 99.99% – vdesin në tavolinën e kuzhinës, sepse ta mbysin ata që i ke afër: nuk bëhet, nuk është e mundur, etj.

Skënderbeu deri në momentin e fillimit të aktivitetit të tij shtet formues kurrë nuk e ka zbuluar idenë e tij, as te bashkëpunëtorët më të ngushtë si p.sh. Hamza, nipi i tij.

Ahmet Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve, shumë veprime i ka bërë në ‘single action mode’. Ju rekomandoj të lexoni librin e Nikollë Ivanaj “Shqipëria, veprimet dhe vuajtjet e mija” për të kuptuar ca gjëra për Zogun, Mbretin e I të Shqiptarëve.

Por kur flasim për idenë, më e rëndësishme është se si të plasohet dhe të bindet audienca që ta pranojë idenë …

Këtë metodë e ka pasur shumë të studiuar një ndër diplomatët më të mirë të kohës – Sulltan Abdul Hamidi i II … Se si e ‘perëndoj’ Bizmarkun një herë tjetër ju rrëfej.

Por sot do të analizojmë dhe flasim për një veprim të jashtëzakonshëm të Hashim Thaçit, ish President, ish KM, etj, i Kosovës.

Për Hashimin shumica ose flasin vetëm bardh ose vetëm zi, e që në thelb është gabim, sepse çdo personalitet i ka të mirat dhe të kqijat e veta dhe të kohës – me kohë mund edhe të shikohen ndryshe. Kur nuk je i ndikuar nga ideologjitë partiake atëherë mund t’i shikosh gjërat me gjakftohtësi dhe pa emocione militantiste.

Askush sot, nuk mund të kontestoj se Hashimi ka qenë dhe mbetet një ndër politikanët më të shkathtë të Kosovës, si duket intuitën dhe shkathtësinë e veprimit i ka pasur të lindura. Çdo ngjarje e rëndësishme politike (198x deri me 202x lidhet me te).

Duke pasur parasysh veprimtarinë e tij, mund të themi se edhe ndjenjën e sakrificës dhe vet sakrificës e ka pasur të zhvilluar.

Të kthehemi te tema d.m.th. se si Thaçi e unifikoi spektrin politik shqiptar (pa e ditur ata) dhe e dekompozoj idenë e ndarjes së territorit, që do të ishte me pasoja të mëdha për rajonin?

Thaçi, duke pasur një rrjet të jashtëzakonshëm të kontakteve (mos të harrojmë se ka takuar të gjithë njerëzit më të fuqishëm në botë, e sidomos burrat amerikan, dhe ka studjuar e analizuar mentalitetin e tyre) dhe rrjedhimisht ka qenë shumë i informuar.

Gjatë kësaj periudhe ka zbuluar se në rrethe të caktuara po trajtohet çështja ndarjes së territorit dhe destabilizimi i rajonit – si rrugë kompromisi për qendrat apo grupet influencuese. Ideja e tillë në thelb ka qenë në kundërshtim me bindjet e tija politike por edhe me veprimtarinë e tij.

Duke e ditur se në qoftë se ideja formësohet ajo më nuk mund të ndalet ai përpiloj një strategji fenomenale por që atij i kushtoi me gjykatë.

Si?

Duke e ditur që në qoftë se del si Hashim dhe zbulon planin e qendrave influencuese për ndarje dhe rigrupim territorial në Ballkan, as opozita dhe pozita nuk do i besoj dhe ideja nuk do minohet ai e zgjodhi një metodë perfekte të dekompozimit të asaj ideje shumë të keqe për Ballkanin.

Përmes:

1. Ca gazetarëve dhe personave të cilët kanë reputacion të keq në popull dhe në rrethet politike pozitare dhe opozitare e filloj idenë – pra idenë e lidhi me të keqen dhe e rizgjoj kujtesën e të kaluarës së dyshuar kolaboracioniste nga vet ata apo rrethit familjar.

2. Vendosi me u vetsakrifikue dhe me u shndërrue në personin që do ta ndaj territorin për të shpëtuar veten.

3. Duke gjeneruar (në fakt zbuluar) një ide të tillë e mobilizoj komplet spektrin politik kosovar dhe deri diku shqiptar të cilët filluan ta godasin ‘nga të gjitha anët’ sa që ideja u kompromitua aq shumë sa që më nuk bënte sens të diskutohej e të trajtohej (alla non-papers idetë që shfaqen kohë pas kohe).

Çfarë arriti Thaçi:

1. U shpall tradhtar sepse do të shpëtoj b…n e vet – një barrë të tillë mund ta marrë mbi vete vetëm një person që atdheun e ve mbi të gjitha.

2. I mobilozoi kundërshtarët dhe ithtarët sepse në këtë qështje gati të gjithë ishin unik se ideja e ndarjes është katastrofike dhe në kundërshtim me aspiratat e Bacës Isë, dhe e shpartalloj atë ide përmes kundërshtarëve të vet dhe vetsakrificës.

3. E dërgoj veten në Hagë sepse ja u prishi strategjinë ca qendrave masonerike.

4. Dëshmoj se në politikë shumëherë për me arritë qëllimin duhet jo vetëm sakrifica dhe vetësakrifica por edhe heshtja dhe vetmia në ide e qëllime dhe shfrytëzimi i i aleatëve dhe kundërshtarëve politik.

5. I shfrytëzoj gazetarët dhe politikanët poltronist vendor e regjional për një gjë madhore – ishin dhe do mbesin dëm kolateral.

6. Aty ku është besoj se është i kënaqur që arriti të prish një ide të mbrapsht.

Çfarë do të ndodhë?

Pas ca vitesh, atmosfera politike do të relaksohet dhe bashkëpunimi mes partive politike do jetë bashkëpunim shtetformues dhe jo ego-dominues.

Gabimet e shumta, sidomos ekonomike të së kaluarës do bëhen mësime për të kohën ekzistuese dhe shenja të kuqe për të ardhmen.

Vetëm përfshirja dhe uniteti, me strategji dhe taktika të kthjellta janë ato që një shtet e zhvillojnë para.

E kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund të porositet dhe të rezervohet, aq sa është në mundësinë e qenjes njerëzore…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj vizitën e tij…