Si keni për t’u arsyetuar para familjarëve për Martin Berishajn dhe tarifat e energjisë

28 prill 2022 | 13:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur lidhur me tarifat e energjisë elektrike si dhe për rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Krasniqi ka thënë se opozita duhet të bëhet e sinqertë me familjarët e vet në radhë të parë, dhe t’ju tregojë se si kanë për t’u arsyetuar për Martin Berishajn dhe rritjen e tarifave .

“Kur të shkoni në shtëpi dhe kur të flisni me familjarët e juaj, me ata të jeni të sinqertë. Atyre tregojuni se si keni për ta arsyetuar Martin Berishajn. Qysh keni për të arsyetuar rritjen e tarifave të energjisë. Atyre mundeni t’ju arsyetoheni se ‘Albini po thotë e s’kemi çka me ba’. Andaj bëhuni të sinqertë me vetveten dhe njerëzit që ju kanë pru këtu. Në fund atyre u keni borxh më shumë se insistimeve të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Mino Raiola, menaxheri më i famshëm i lojtarëve…