
Si mund ta mbajë Shqipëria përfundi Serbinë dhe ta sigurojë “play-off”-in e Botërorit?
Në muajin nëntor kualifikueset e Botërorit 2026 do të ulin siparin ku do të përcaktohet gjithçka për skuadrat e kualifikuara direkt dhe ato në playoff ku në këtë të fundit ka shanset e saj edhe Kombëtarja shqiptare, duke qenë se Anglia e ka prerë tashmë biletën për në Kupën e Botës.
Në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës në transfertë dhe do të presin në Tiranë Anglinë e Thomas Tuchel.
Dy ndeshje këto ku objektivi për skuadrën e Sylvinhos është të ruajë vendin e dytë. Por cilat janë llogaritë për kombëtaren shqiptare?
Kuqezinjtë padyshim që kualifikohen për në playoff nëse i fiton të dy ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë.
Po kështu kuqezinjtë mund ta arrijnë këtë edhe me 1 fitore në këto 2 sfida, por në këtë rast do të duhet të presë që Anglia të fitojë dy ndeshjet e saj ndaj Serbisë dhe pikërisht ndaj skuadrës sonë përfaqësuese
Në rast se Kombëtarja jonë barazon në të dy ndeshjet, ajo do të shkojë në 13 pikë, kuotë që mund ta arrijë Serbia në rast fitoreje ndaj Letonisë dhe nëse humbet me Anglinë.
Në këtë pikë hyn në lojë golavarazhi që për momentin është në favor të kuqezinjve me +3 gola, ndërsa Serbia e ka 0.
Ajo që shpreson më shumë skuadra jonë përfaqësuese është që Serbia nëse fiton ndaj Letonisë ta bëjë jo me goleadë, nëse kjo ndodh atëherë duhet shpresuar që skuadra serbe të pësojë sa më shumë gola në Londër.
Nëse Kombëtarja i humbet të dyja ndeshjet e mbetura, atëherë për të do të ishte praktikisht e pamundur të kualifikohej në fazën e playoffit, shkruan tch.
Serbia do të presë Letoninë në shtëpi, dhe duke qenë se ajo kishte fituar sfidën e parë në transfertë atëherë edhe në këtë përballje do të kërkojë të marrë 3 pikët aq më tepër që pas humbjes ndaj kombëtares sonë, presioni mbi këtë skuadër është rritur shumë.