SI NA SOROLLATË BOTA

06 prill 2023 | 14:16

Agron Krasniqi

Ne ishim viktima
Oj botë e qytetëruar
Edhe çmim të lirisë –
Tash duhet paguar

Ti oj botë kurrë mos harro
Se shqiptari mbi këtë dhe
Mund të duket ndoshta i vogël
Por t’nënshtruar kurrë se ke!

Jemi mësuar ne oj botë
Si shqiptar në gjyqe t’jemi
Të kujtohet Sylejmani,
Bac Abdyli e Avni Rrustemi.

Edhe sot, këta burra
Të urtë po, të ligë nuk janë
E ke parë dhe ti oj botë
Sa shqiptarë prapa i kanë…

Sot atë burrin mjekërbardhë
Ju e ne e pamë duke qarë
Për liri të popullit t’ vet
Dhjetë vjet diell me sy s’ka parë!

Nuk ka qarë ai burrë Kosove
Që ju mbyllur mbani,
Por lirinë e popullit tij
Me akuza sot ia vrani!

Liroji burrat le të kthehen
Padrejtesisë jepi fund
Legjendar Adem Jasharit
Eshtrat n varr mos ia lëkund

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…