Si nisi gjithçka në dramën familjare? Ish-bashkëshorti i Violetës jep versionin e tij

04 janar 2026 | 23:39

Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka thyer heshtjen në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, duke dhënë versionin e tij të historisë lidhur me ndarjen nga këngëtarja Violeta Kukaj dhe marrëdhënien e tensionuar me fëmijët.

Gjatë këtij rrëfimi për emisionin, Retkoceri i ka përshkruar raportet familjare nga këndvështrimi i tij, duke hedhur pretendime të forta se distanca e krijuar mes tij dhe djalit, Malit, është pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të ish-bashkëshortes.

Akuzat për “komandim” të djalit
Sipas pretendimeve të Faikut të dhëna për “Prive by Liberta Spahiu”, Mali nuk ka refuzuar ta takojë atë me dëshirë të plotë, por për shkak se “nuk guxon” nga e ëma. Ai e ka cilësuar situatën e djalit si një jetesë nën urdhra strikte.

“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte, por nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës,” është shprehur ai në intervistë, duke insistuar se ky është shkaku i vetëm i mungesës së komunikimit.

Në rrëfimin e tij për të kaluarën, Faiku pretendon se familja kishte jetuar në harmoni të plotë para se të nisnin problemet. Ai thekson se këngëtarja ishte trajtuar me respekt maksimal nga ai dhe familjarët e tij (nëna dhe motrat), por sipas tij, situata ndryshoi papritur.

“Fëmijët kanë jetuar si pëllumba… Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia,” ka deklaruar Retkoceri, duke ia faturuar asaj përgjegjësinë për ndryshimin e klimës në shtëpi.

Sa i përket arsyes konkrete të krizës martesore, në versionin që Faiku dha për “Prive by Liberta Spahiu”, zanafilla ishte ekonomike. Ai pretendon se problemet nisën gjatë një renovimi shtëpie, ku ishin hasur vështirësi në shlyerjen e kredisë, gjë që sipas tij çoi në krisjen e marrëdhënies.

Mesazhi i gjyshes
Pjesë e këtij prononcimi ishte edhe nëna e Faikut (gjyshja e Malit). Ajo u shpreh se ndjen mall për nipin e saj, duke lënë mënjanë akuzat për të dhënë një mesazh mbështetjeje. Ajo shprehu dëshirën që Mali të dalë fitimtar në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, darkuan së…