Si pasojë e vozitjes së shpejtë të automjeteve, në fshatin Dumnicë do të vendosen pengesa

23 shkurt 2021 | 17:59

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bujari Hasani, kanë vizituar rrugën “Dëshmoret”, që shpie nga Podujeva në fshatin Dumnicë, ku si pasojë e vozitjes së shpejtë të automjeteve, po rrezikohet jeta e qytetarëve që banojnë pranë kësaj rruge.

“Aty pashë nga afër dëmtimin e murit e oborrit të një shtëpie nga përplasja e një veture si pasojë e shpejtësisë së madhe. Me qëllim të ruajtjes së jetës dhe për sigurinë e qytetarëve tanë, në bashkëpunim me drejtorët e drejtorive përkatëse, vendosëm që menjëherë të vendosen pengesa në atë rrugë (të ashtuquajturit policë të shtrirë) dhe të fillojmë procedurat për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik përgjatë këtij segmenti rrugor”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” drejtori për…