Si të mbani ushqimin në frigorifer të freskët më gjatë

24 nëntor 2025 | 15:21

Duke qenë se 72% e konsumatorëve europianë blejnë ushqime çdo ditë ose disa herë në javë , freskia e ushqimit dhe eficienca e ruajtjes së tij janë më të rëndësishme se kurrë. Frigoriferët Samsung Bespoke AI janë krijuar për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke përfshirë teknologji të avancuara që ruajnë cilësinë e ushqimit, optimizojnë hapësirën për ruajtje dhe reduktojnë sasinë e mbetjeve. Për ata që blejnë shpesh, këto karakteristika e bëjnë ruajtjen e përditshme të ushqimit të thjeshtë dhe efikase.

Ruajtja inteligjente e ushqimit për freski maksimale

Frigoriferët Samsung përfshijnë teknologji të avancuara ftohjeje, të përshtatura sipas modelit ose specifikave, të dizajnuara për efikasitet maksimal, ruajtjen e freskisë së ushqimit dhe kontroll të saktë të temperaturës optimale.

  • Ftohje nga të gjitha anët: Me shumë ajrosje të shpërndara në mënyrë të barabartë, ajri i ftohtë shpërndahet në të gjithë frigoriferin. Kjo ruan temperaturën e njëtrajtshme në të gjitha raftet, redukton luhatjet e temperaturës për cilësi më të mirë të ushqimit dhe afat më të gjatë ruajtjeje, dhe zvogëlon nevojën për funksionim të shpeshtë të kompresorit.
  • Twin Cooling: Përdor sisteme të pavarura ftohjeje për pjesën e frigoriferit dhe të ngrirjes. Kjo zvogëlon transferimin e aromave midis dy hapësirave përmes qarkullimit të ndarë të ajrit, ndihmon në ruajtjen e niveleve të duhura të lagështisë në secilën pjesë për freski më të gjatë të ushqimit, dhe lejon që çdo hapësirë të funksionojë në temperaturën ideale.
  • Ftohje me metal: Përdor panele ose sipërfaqe metalike në mur dhe raftet e frigoriferit për të ruajtur temperaturë të qëndrueshme brenda. Ushqimi mbetet i freskët edhe kur dyert hapen dhe mbyllen shpesh. Ajrosja metalike në murin e pasëm ruan ajrin e ftohtë, duke reduktuar ndryshimet e temperaturës brenda kur hapen dyert. Për shkak të përçueshmërisë së mirë të metalit, çdo humbje e mundshme e ftohtësisë pas mbylljes së dyerve zëvendësohet shpejt, duke kontribuar në ruajtjen e freskisë.
  • Ftohje hibride AI: Kombinon kompresorin AI Inverter dhe elementin Peltier , të cilët përmirësojnë efikasitetin duke mësuar dhe përshtatur funksionimin sipas kushteve dhe zakonit tuaj të përdorimit të frigoriferit. Gjithashtu ruan temperaturë konstante që ushqimi të mbetet i freskët më gjatë.

Efikasitet me inteligjencë artificiale për përdorim të përditshëm

Hapja e shpeshtë e frigoriferit gjatë ditës, një zakon tipik për ata që blejnë shpesh ose kanë një familje shumë dinamike, mund të shkaktojë ulje të efikasitetit energjetik dhe ftohje të pabarabartë. Modaliteti AI Energy  zgjidh këtë problem duke mësuar zakonet tuaja të përdorimit dhe duke përshtatur konsumimin e energjisë sipas tyre.

  • Ftohje e përshtatshme: Sistemi e dallon hapjen e dyerve dhe rregullon fuqinë e ftohjes në mënyrë inteligjente, duke ruajtur freskinë e ushqimit pa shpenzim të panevojshëm energjie.
  • Kursim energjie: Optimizimi me inteligjencë artificiale redukton konsumimin e energjisë elektrike, duke ruajtur performancën optimale.

Kompresor AI Inverter: Besueshmëri me funksionim jashtëzakonisht të qetë

Qëndrueshmëria dhe efikasiteti i frigoriferit varen në masë të madhe nga kompresori i tij. Kompresori Samsung AI Inverter është dizajnuar për të funksionuar jashtëzakonisht qetë dhe për të siguruar ftohje të saktë, edhe kur dyert hapen shpesh.

  • Jetëgjatësi e gjatë: Kompresori Inverter ka një dizajn të qëndrueshëm dhe mbështetet nga një garanci 20-vjeçare, duke ofruar qetësi dhe siguri shtesë .
  • Funksionim i qetë: Kompresori rregullon shpejtësinë e tij në mënyrë të qetë, duke e bërë ideal për kuzhinat me hapësira të hapura .

Për familjet që plotësojnë shpesh rezervat e ushqimit, kjo teknologji siguron që ushqimi të mbetet i freskët pa zhurmë shtesë ose mirëmbajtje të shpeshtë.

Ruajtje e përshtatshme për më shumë komoditet

Përveç ftohjes inteligjente, frigoriferët Samsung Bespoke AI ofrojnë zona të përshtatshme ruajtjeje që mund të shndërrohen sipas nevojës në hapësirë frigoriferi ose ngrirjeje. Ky fleksibilitet është ideale për ata që blejnë rregullisht përbërës të freskët.

  • Cool Select+ (frigorifer me ngrirës poshtë / me dyer franceze): deri në 5 mënyra të përshtatshme përdorimi
  • Smart Conversion™ (Side by Side): 5 mënyra të ndryshme të përshtatshme përdorimi
  • Raftet e rregullueshme: Raftet mund të riorganizohen lehtësisht për të pranuar shishe të larta ose blerje më të mëdha.
  • Qendra e pijeve (Beverage Center™): Hapësirë e veçantë e ftohur mban pijet në temperaturën ideale për konsum të menjëhershëm.

Për ata që blejnë shpesh, ruajtja e përshtatshme do të thotë organizim më i mirë dhe qasje më e lehtë tek ushqimet e përditshme.

Frigorifer i dizajnuar për zakonet e përditshme të blerjeve

Për ata që vizitojnë dyqanet e ushqimeve pothuajse çdo ditë, frigoriferët Samsung Bespoke AI kombinojnë ftohje inteligjente, efikasitet energjetik dhe ruajtje të përshtatshme, duke bërë që ushqimi të mbetet i freskët më gjatë dhe duke reduktuar sasinë e ushqimit të hedhur. Me teknologji si ftohja nga të gjitha anët, modaliteti AI Energy dhe kompresori AI Inverter, këta frigoriferë janë zgjidhja ideale për ata që në rutinën e përditshme prioritizojnë freskinë, kursimin dhe komoditetin.

Duke u përshtatur me nevojat e atyre që blejnë shpesh, Samsung siguron që ruajtja e përditshme e ushqimit të bëhet më e thjeshtë dhe më efikase. Ushqimet mbeten të shijshme, ndërsa kuzhina më e organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar personi që…