Sigal Prishtina fiton në Gjakovë, Bashkimi triumfon ndaj Go+ Peja
Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, duke triumfuar me rezultat 82-68. Në ndeshjen tjetër, Bashkimi e ka nisur sezonin me fitore, duke mposhtur Go+ Pejën me rezultat 96-90. Të dyja takimet kanë qenë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Në Gjakovë, prishtinasit e kanë kontrolluar ndeshjen sidomos në pjesën e dytë dhe e e kanë mbyllur takimin me epërsi të merituar.
Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë dhe çereku i parë ka përfunduar 17-14 për Sigal Prishtinën. Edhe periudha e dytë ka qenë e balancuar, ndërsa në pushim rezultati ka qenë i ngushtë, 36-34 për mysafirët.
Vendimtare ka qenë pjesa e dytë e ndeshjes, ku Sigal Prishtina ka rritur efikasitetin në mbrojtje dhe ka fituar çerekun e tretë 25-15.
Në dhjetë minutat e fundit, prishtinasit e kanë menaxhuar mirë epërsinë dhe e kanë mbyllur ndeshjen 82-68.
Te Vëllaznimi më i dalluari ka qenë J. Hellems me njëzet e pesë pikë dhe dymbëdhjetë kërcime. Ndërkaq, te Sigal Prishtina më efikas kanëqenë K. Dukes me shtatëmbëdhjetë pikë, si dhe A. Bailey dhe D. Burns me nga gjashtëmbëdhjetë pikë.
Në ndeshjen tjetër, Bashkimi e ka mposhtur Go+ Pejën me rezultat 96-90. Takimi është zhvilluar me ritëm të lartë dhe është vendosur në minutat e fundit. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta pas hedhjes së gjësendeve në parket nga tifozët vendas.
Te Bashkimi janë dalluanr S. Shorter me njëzeteshtatë pikë, I. Cousins me shtatëmbëdhjetë pikë dhe dhjetë asistime, si dhe T. Bickerstaff me gjashtëmbëdhjetë pikë e nëntë kërcime. Te Peja, më të mirët kanë qenë D. Berisha me njëzet pikë, C. Edwards me pesëmbëdhjetë pikë dhe J. Johnson me katërmbëdhjetë pikë.



