Sigal Prishtina gati për Ligën ENBL

29 shtator 2025 | 13:20

Sigal Prishtina është gati për sezonin e ri në Ligën ENBL, ka paralajmëruar klubi i Superligës së Kosovës në basketboll. Prishtina, këtë javë nis rrugëtimin në këtë ligë, në të cilën do të paraqitet për herën e dytë.

Ndeshjen e parë, Prishtina e luan në kryeqytet kundër ekipit nga Norvegjia, Gimle që zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Krahas Prishtinës, këtë sezon në Ligën ENBL do të paraqitet edhe skuadra e Pejës, e cila ndeshjen e parë e luan në palestrën “Karagaqi” kundër ekipit Riga Zelli më datën 14 tetor. Sigal Prishtina është pjesë e Grupit 2 kurse Peja do të luajë në Grupin 3, të cilat përbëhen me nga 9 skuadra. Në total, në fazën grupore do të paraqiten 26 skuadra ku 16 prej tyre do të avancojnë tutje.

May be an image of 5 people, people playing basketball and text that says 'ENBL ENBL PRISHTINA रेल GIMLE VS 1TETOR2025 1TETOR 2025 |E BASKET 19:00 PALLATI RINISE PRISHTINE RISAT" PRISITINA il 25 PRISUTINA PRISHTINA TINA PRIS 26'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka, jo vetëm që po e bartë shiritin e…